Turqia “armatos” Shqipërinë, alarmohen mediat greke: Do të na sulmojnë nga Pashalimani!

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 23.10.2020, 14:07

Turqia pritet të eksportojë në Shqipëri armë anti-dronë. Dronët do të blihen nga një kompani turke e mbrojtjes me seli në Turqi. Ky lajm i publikuar në mediat turke dhe shqiptare, ka alarmuar Greqinë. Në një nga artikujt e medias greke pentapostagma.gr, ky bashkëpunim ndërmjet Turqisë dhe vendit tonë është cilësuar si rrezik për Greqinë. Si duket mediat fqinje po i kushtojnë rëndësi të veçantë marrëdhënieve dhe zhvillimeve diplomatike, kjo pasi marrëveshja Shqipëri –Greqi për çështjen e kufirit detar është ende në diskutim. Gjithashtu mediat greke e cilësojnë veprimin e Shqipërisë dhe Turqisë, si përgatitje për sulm ndaj Greqisë nga baza ushtarake e Pashalimanit.

Media greke citon se:

Bashkëpunimi për mbrojtjen Shqipëri-Turqi është forcuar dhe kjo kuptohet nga fakti se Shqipëria ka blerë sisteme dronësh nga një kompani turke e mbrojtjes me seli në Turqi. Koordinatori i kërkimit dhe zhvillimit i ndërmarrjes turke, Bekir Yalsin, ka deklaruar se kompania prodhon sisteme anti-dron në përputhje me kërkesat e Forcave të Armatosura Turke. Sipas informacionit, shqiptarët do të përdorin sistemet kundër mjeteve ajrore pa pilot që transportojnë drogë, bomba ose lloje të tjera të objekteve të paligjshme. Yalsin theksoi se sistemi anti-dron "IHAMAX" i eksportuar në Shqipëri është superior ndaj produkteve të tjera në fushën e tij. Sipas Yalsin arma peshon rreth 4 kg dhe siguron mbrojtje lineare dhe rrethore deri në 2 km. Ju kujtojmë se Shqipëria ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për mbrojtjen me Turqinë. Ankara gjithashtu po përgatitet të zgjerojë objektet e saj ushtarake në bazën e Pashalimanit, ku ankorohen anijet luftarake detare turke dhe ka shumë të ngjarë që mini-aeroplanmbajtësi turk "Anadolu" të vendoset atje. Komandot shqiptarë dhe Forca e Policisë Ushtarake Speciale në Zall Her kanë zëvendësuar modelet e armëve ruse me armë automatike turke, të tilla si M20, MP5, M4A1, MPT-76, etj. Ndërtesat e sapondërtuara të standardit të NATO-s në Bazën Ajrore Kuçovë mbajnë ngjyrën e ullirit, karakteristikë e bazave ushtarake. Për Turqinë, Shqipëria mban një pozitë të spikatur në Ballkan për planet e saj neo-Osmane, të cilat tani po shpalosen në Nago-Karabak dhe Mesdheun Lindor.

Burimi: pentapostagma.gr/Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit