Një aksident në vitin 2005 ka qënë tragjik për Princin nga Saudia i cili pësoi hemorragji në tru dhe që aso kohe ende ndodhet në koma. Dhe sot ndodhi mrekullia për princin, i cili ka arritur të lëvizë dorën e tij. Princi Al-Waleed bin Khalid Al-Saud është parë duke lëvizur gishtat, derisa një grua e lavdëron për këtë veprim. “Tung Didi, më lejo ta shoh”, dëgjohet ajo duke i thënë princit të cilin e inkurajon të reagojë si përgjigje ndaj thirrjeve të saj. Ajo madje i kërkon disa herë që ta ngrejë sa më lartë shuplakën e dorës. Pamjet e këtij momenti janë shpërndarë nga princesha saudite Noura bint Talal Al-Saud në rrjete sociale.
Burimi:DailyMail| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA