Janë publikuar pamjet e arrestimit të Eduard Ndocajt, ish-deputetit të PS. Ai është arrestuar me forcë nga policia, pasi nuk kishte ftesë për një takim me Ramën. Pamjet janë filmuar nga vetë Ndocaj. Ai i ka bërë thirrje policëve të mos e prekin me dorë, pasi është sëmurë, por kjo nuk është marrë parasysh nga ata. Ende nuk ka një reagim pas arrestimit nga vetë Ndocaj.