Kërcënimi se do të mbylleshin mikrofonat nëse do të kishte mbivendosje zërash gjatë debatit presidencial, bëri që Trump dhe Biden të ishin më të përmbajtur. Kandidatët lejuan njëri-tjetrin të flasin dhe përdorën tone të respektueshme. Edhe kur ata sulmuan, e bënë atë në një mënyrë të qetë. Pas një debati të parë të zhurmshëm, gjatë të cilit ndërprerjet e vazhdueshme të Donald Trump mund t'i kenë kushtuar atij rënie të mbështetjes në sondazhe, presidenti mesa duket ka reflektuar dhe duket se kjo e bëri atë një debatues shumë më efektiv.
Edhe një herë, Biden shmangu gafat dhe pengesat që mund të kishin menduar Republikanët për të vënë në dyshim moshën dhe mprehtësinë mendore të tij. Analistët Amerikanë janë shprehur mbrëmë pas debatit presidencial se shumica e amerikanëve e kanë bërë zgjedhjen e tyre dhe debati i mbrëmshëm mund të ketë shumë pak ndikim në sondazhet që do të zhvillohen ditët e fundit para zgjedhjeve. Megjithatë, debati i parë krijoi më shumë zhurmë, e cila do të mbahet mend gjatë në histori dhe do të shkruhet në libra si debati më i keq.
Burimi: BBC |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania