Mëngjesin e sotëm në fshatin Prush në Vaqarr ka ndodhur një aksident i rëndë, ku mjeti me drejtues shteasin me iniciale E. B, ka përplasur një person që po ecte me biçikletë, i cili është ende i paidentifikuar. I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Më datë 23.10.2020, rreth orës 08:13, në rrugën e fshatit Prush, Vaqarr, mjeti me drejtues E.B., ka aksidentuar një biçiklist ende i paidentifikuar, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.