Raportohet se Prokuroria e Kukësit nxjerrë një urdhër ndalimi për ish-kryetarin e Qarkut të Kukësit, Abedin Oruçi. Nga njoftimi paraprak, ai ende nuk është vënë në pranga dhe po punohet për kapjen e tij. Ndaj 54-vjeçarit rëndojnë tre akuza, si: “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, ”Kanosja për shkak të detyrës” si dhe “Pushtimi i tokës”. Abedin Oruçi është anëtar i Këshillit Bashkiak Kukës.