Koronavirusi nuk po i ndahet Kristiano Ronaldos. Sulmuesi portugez ka rezultuar përsëri pozitiv edhe në tamponin e dytë të bërë ditën e sotme. Portugezi është karantinuar në shtëpinë e tij në Torino, ku po stërvitet normalisht dhe po shijon disa ditë pushime, pasi ai nuk ka asnjë simptomë të virusit dhe duket 100% i shëndetshëm. Gjithsesi, tamponi pozitiv, është shqetësues.
Ronaldo ka rezultuar edhe njëherë pozitiv për koronavirus dhe shpresat që ai të jetë edhe njëherë përballë Mesit tasdhmë po zvogëlohen, pasi deri dje ishin të mëdha. Nga Italia raportojnë se Ronaldo mund të luajë nëse analizat tregojnë se virulenca e portugezit është shumë e ulët dhe të paktën një ditë para ndeshjes rezulton negativ për Covid-19. Mbetet gjithçka për tu parë, por pas këtij lajmi komplikohet shumë situata e portugezit.