Champions League startoi mbrëmjen e djeshme me 8 sfidat e para të edicionit të ri 2020-2021. Ndërkaq, dita e sotme vazhdon me 8 takime të tjera, akoma edhe më interesante se mbrëmja e kaluar. Në orën 21:00, në fushë do të zbresin kampionët në fuqi të Champions-it, Bayern Mynih, që do të nisin zyrtarisht mbrojtjen e trofeut.
Gjermanët i pret një përballje e vështirë kundër Atletiko Madridit. Ekipet e tjera të mëdha europiane si, Real Madrid, Liverpool, Manchester City, Inter... etj, pritet gjithashtu të shtojnë magjinë e mbrëmjes së sotme. Ja të gjitha sfidat: