“Ik q*u, lojtar i zi”/ Skandal në derbi, lojtarët braktisin ndeshjen

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 18.10.2020, 13:47

Një skandal i vërtetë ka ndodhur në kampionatin malazez të futbollit, në derbin e Podgoricës mes Budoçnostit dhe Zetas. Lojtarët e ekipit mik, kanë braktisur ndeshjen në minutën e 80’ dhe e gjitha lidhej me vendimet gjyqtarit, që sipas tyre ishin të një anshme.

Zeta mbeti me 8 lojtarë në fushë, për shkak të largimit nga fusha me karton të kuq të 4 futbollistëve. Pas gjithë këtyre vendimeve të arbitrit, lojtarët e Zetas vendosën të braktisin ndeshjen, për tu larguar përfundimisht. Pas ndeshjes foli edhe lojtari kamerunas i Zetas, Alfons Sopo, i cili për tregoi edhe një skandal tjetër të arbitrit.

Ai tha:

Kur u dha penalltia për Buducnost, unë isha afër gjyqtarit dhe i thashë: ‘Kjo nuk është penallti, nuk mund të jetë, nuk ka asnjë faull. Ai më tha: ‘Ik q**, i zi’. Unë e di gjuhën malazeze, kuptoj gjithçka… Simoviç erdhi të më mbronte dhe u përjashtua. Nuk e di çfarë ka gjyqtari Dabanovi kundër meje. Ai gjithmonë reagon çuditshëm kur bëhet fjalë për mua, por këtë herë e ka tejkaluar çdo masë. Nuk mund të heshtja më. Kjo po më ndodh për herë të dytë. Nuk e mbaj mend emrin e gjyqtarit që e ka bërë më parë. Nuk mund të them nëse ata janë racistë, por kjo është mungesë respekti. Kam ardhur nga Kameruni për të luajtur në Malin e Zi dhe më së paku pres të respektohem. Nëse diçka e tillë do të ndodhte në Francë ose në Angli, do të ishte një skandal i madh.”

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit