Ibrahimovic në delir: Isha betuar, derbin do e luaja edhe pozitiv me COVID

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 18.10.2020, 09:32

Zlatan Ibrahimoviç ka ndryshuar totalisht fytyrën e Milanit këtë sezon. Sulmuesi suedez, ishte një ndër protagonistët kryesorë të derbit të Milanos, ku me dy golat e tij ka ndihmuar kuqezinjtë që të mundin Interin dhe të fitojnë derbin pas 4 vitesh. Sipas Ibras, ekipi aktual duhet të ketë pretendime për të fituar titullin, nëse vazhdon në rrugën e duhur. Ai gjithashtu tha se ishte betuar se këtë ndeshje do e luante edhe po të ishte pozitiv me COVID-19.

Ibra u shpreh:

Skuada po bën gjëra të mëdha, pas ndërprerjes jemi rritur shumë dhe mentaliteti është ndryshe. Të rinjtë marrrin më shumë përgjegjësi dhe stërviten shumë. Jam më i vjetri dhe ndjej shumë përgjegjësi. Jam një lider, të gjithë ndjekin dhe të gjithë kanë dëshirë që të fitojmë. Nuk jam i çuditur nga vetja ime, e di atë që dua. Shkova në SHBA që ta rifilloja nga zero, në Mançester nuk isha gati dhe i kërkova Murinjos që të mos më grumbullonte se nuk isha në lartësinë e duhur. Pastaj ishte Milani që më tha të kthehesha në Europë.
Koronavirusi? Humba vetëm pak shijen, por nuk kisha simptoma të tjera, Bëja tampon çdo tre ditë dhe u betova që do ta luaja derbin me çdo kusht, edhe nëse do të isha ende pozitiv. A ndjehem një luan? Nuk ndjehem një luan, unë jam një luan. Po, ndjehem më i kompletuar dhe eksperienca ndihmon. Nëse do të kisha sot të njëjtën gjendje fizike të një djaloshi, nuk do të më ndalte askush, por as tani nuk po më ndal. Kur unë erdha këtu, objektivi ishte Europa dhe ia dolëm e duhet të kthehemi aty e të paraqitemi mirë, Ekziston mundësia për të fituar titullin, nëse beson te diçka mund t’ia dalësh”.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit