Ditën e 15 tetorit, e cila shënoi edhe hyrjen në fuqi të Aktit Normativ që e bën të detyrueshme mbajtjen e maskës në rrugë, Edi Rama e nisi me një thirrje për mbajtjen e tyre, ndërsa solli disa foto të vjetra të pandemisë së fillim shekullit XX, në vitin 1918.
Rama shkroi:
Mirëpo, këtë informacion, Facebook, e ka konsideruar ‘fakenews’, pra lajm të rremë.
Në tabelën që Facebook, i ka vënë postimit të Ramës shkruhet:
Ndërkohë Rama nga ana tjetër nuk ndalet së sulmuari dhe anatemuari gazetarët dhe i cilëson të rremë të gjithë faktet që që i përmendin në lidhje me keq-qeverisjen e tij.
Kujtojmë se Facebook ka nisur një fushatë për identifikimin e lajmeve të rreme. Përgjegjës për këtë janë verifikuesit, fact-checkers. Ata funksionojnë në mënyrë të tillë që sapo ju postoni diçka, menjëherë lënë një shënim nëse materiali është apo jo i vërtetë.