JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

U gjet i braktisur në bregdetin shqiptar, jahti i përket një italiani
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 17/10/2020 23:23

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mbrëmjen e sotme një jaht i braktisur u gjet në afërsi të lagunës së Patokut në Kurbin, ndërsa u ankorua në bregdetin e Shëngjinit. Gjatë gjithë kohës ai u mbajt nën vëzhgim, por askush nuk u afrua pranë tij. Kjo gjë i rriti edhe më shumë dyshimet për një organizim dhe aktivitet të mundshëm kriminal. Sakaq mësohet se jahti me flamur slloven i përket një shtetasi italian. Gjithashtu pranë jahtit është gjetur dhe një gomone. Jahti tip velierë mban emrin TAI-PAN dhe është marrë nga policia kufitare në zonën e Patokut për t’u ankoruar më pas në portin e Shëngjinit sonte në orën 20.10. Arsyet e braktisjes së jahtit nuk dihen ende, ndërkohë policia po heton nëse ky mjet lundures ishte përdorur, apo ishte planifikuar të përdorej për tranasport 'malli'.

P