Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja që ndodhi mëngjesin e sotëm në Himarë, ku u 'eleminua' biznesmeni Niko Goro, ndërsa motra e tij u plagos në këmbë. Mësohet se pas ekzekutimit, autori, Kliti Leka ishte larguar me shpejtësi drejt zonës së Livadhit. Leka e kishte ndjekur gjatë gjithë rrugës biznesmenin dhe kur ai kishte dalë nga supermarketi e ka qëlluar atë më 6 plumba. Plumbi në kokë rezultoi fatal për Goron.
Bëhet me dije se pasi dëgjoi të dhënat dhe ulërimat e motrës së biznesmenit, e cila mbeti e plagosur me një plumb në këmbë, pastruesja e supermarketit doli jashtë me shpejtësi për të parë cfarë kishte dhe ndodhur dhe iu drejtua autorit me fjalët “çfarë bëre?” 53-vjeçari Leka gjakftohtë, iu kthye duke i thënë “Mbylle gojën se do vras edhe ty”!
Kujtojmë se autori u shpreh para policisë se e ka kryer vrasjen, pasi biznesmeni i kishte borxh disa para. Sipas Lekës, ai i kishte dhënë Goros një pronë për të ndërtuar pallat por nuk kishtë marrë asnjë lekë.