Lali Zdromsi lë në harresë rrugën në Shkozë, banorët: Na duket sikur jemi në Siri!

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 17.10.2020, 16:42

Rruga ”Theofan Popa”në lagjen “Spahiu” në Shkozë ndodhet në një gjendje katastrofale. Edhe pse është një zomë që i përket kryeqytetit, pamja që të fal, lë shumë për të dëshiruar. Në zonë jetojnë rreth 400 familje të cilat prej vitesh nuk kanë përfituar asnjë investim. Për shkak të kësaj, banorët e lagjes dolën këtë të shtunë në protesë. Në një prononcim për Ora News qytetarët shprehen se rruga ka shumë vite që nuk është rikonstruktuar. Ata thonë se fundi i këtij problemi është premtuar shumë herë në kohë zgjedhjesh, por sipas banorëve pasi kanë marrë pushtetin asnjë premtim nuk është mbajtur.

Banorët:

Është turp. Një kilometër rrugë e pashtruar. Na duket sikur të jemi në Siri por dhe me aq taksa të shtrenjta që paguajmë ne kjo rrugë do ishte e shtuar në cilësinë më të madhe. 20 vite e mbaj mend qendrën hiq pllaka e vër pllaka ndërsa periferinë e mbulojnë ferrat. Shohim me telefon, me kandil si në kohë të qepës. Askush nuk na ka dhënë zgjidhje. Vetëm gënjejnë.

Banorët po ashtu janë shprehur se nëse rruga nuk do të rindërtohet, ata do shkojnë të kërkojnë llogari në Bashkinë e Tiranës.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit