JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Gardhi në kufirin greko-turk drejt përfundimit, Mitsotakis: Populli i Greqisë do të ndihet i sigurt
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 17/10/2020 15:40

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ndërtimi i gardhit në kufirin greko-turk në Evros po vijon me ritme të shpejta dhe pritet që të përfundojë në prill të vitit 2021. Mësohet se ky gardh do të jetë 26 km i gjatë dhe 5 metra i lartë dhe do të përbëhet nga një parmak i fortë çeliku metali. Projekti në fjalë pritet të sjellë mjaft përfitime të ndryshme. Duke folur për projektin, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis tha se gardhi do të bëjë që qytetarët e Greqisë të ndihen më të sigurt.

Mitsotakis u shpreh se:

Ndërtimi i gardhit të ri në kufirin greko-turk në Evros ishte më e pakta që qeveria mund të bënte për t’i bërë qytetarët grekë të ndiheshin të sigurt, të cilët e mbajnë respektin për vendin shumë lart në një situatë kaq të vështirë.

Po ashtu Mitsotakis zhvilloi një takim me përfaqësuesit e rojeve kufitare të cilët dialoguan për projektin e ri në Evros. Ndërkohë edhe përfaqësuesi i rojeve kufitare, Panagiotis Harelas e mirëpriti projektin për ndërtimin e gardhit.

Përfaqësuesit e rojeve kufitare:

Ne duam t’ju falënderojmë për mbështetjen e shtetit në këtë detyrë të vështirë që kemi bërë për shumë vite, është vërtet një mbështetje e madhe për ne.

Burimi: goodnet.gr/ Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA