Policia ka zbuluar vendodhjen e Rrapush Çeçës, 40 vjeçarit nga Elbasani i cili u raportua si i zhdukur. Rasti u denoncua ditën e djeshme nga familjarët e Çeçës. Konkretisht vëllai ka njoftuar policinë pasi kishte që në mëngjes që nuk kontaktonte dot me të vëllain. Fatmirësishtë policia ka arritur të bie në gjurmët e Çeçës, ndërsa raportojnë se personi i denoncuar si i zhdukur, kishte pësuar aksident dhe nuk kishte mundur të kontaktonte me familjarët. Rrapush Çeça banues në lagjen “Hekurudha” kishte dalë ditën e premte në mëngjes për një kontroll mjekësor por më pas kishte humbur çdo kontakt me familjarët e tij. Ndërkohë policia ka vijuar punën për zbardhjen e aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, në fshatin Shijon, shtetasi Rr.Ç., 40 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Seat” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga dhe për pasojë është plagosur vetë drejtuesi i mjetit i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.