JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Edi Rama, frikë nga arrestimi i Arben Ahmetajt, mesazh SPAK: Merru me gjyqtarët, jo me politikanët!
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 17/10/2020 13:41

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pas Ilir Metës, edhe Edi Rama ka demostruar shenja paniku nga mundësia e veprimit të SPAK ndaj perandorisë së korrupsionit që ka ngritur prej shtatë vitesh në Shqipëri. Edhe pse prej vitesh po luan rolin e flamurtarit dhe mbështetësit të reformës në drejtësi, Rama dhe banda e tij me ish- ministra, kryebashkiakë dhe ministra të korruptuar janë po aq të rrezikuar sa Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi.

Me nisjen e procedurave për përzgjedhjen e hetuese të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe shtrimin e presionit publik të SHBA-BE ndaj SPAK për të nisur goditjen e korrupsionit në Shqipëri, Rama ka lëshuar mesazhet e para të koduara ndaj SPAK. Në konferencën për luftën kundër korrupsionit në Shqipëri, e mbajtur disa ditë më parë, Rama, në sy të ambasadores amerikane Yuri Kim, i kërkoi SPAK të mos merrej me korrupsionin e politikanëve, por të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Rama tha se koka e korrupsionit nuk janë politikanët, por njerëzit e drejtësisë. Rama tha: “Lufta këtu është beteja për ta filluar tamam nga koka dhe koka e korrupsionit në Shqipëri, më lejoni ta them deri në fund, nuk janë politikanët, nuk kanë qenë politikanët, pavarësisht se kanë qenë pjesë, nuk diskutohet. Koka e korrupsionit në Shqipëri ka qenë koorporata e këtyre gjykatësve dhe prokurorëve, që ka garantuar pandëshkueshmërinë në sistem që ndëshkimin e drejtësisë e ka përdorur për hesape që shumë shpesh nuk kanë pasur të bëjnë fare me hesapet e shtetit”.

Ky mesazh i Ramës vjen pas nisjes së hetimeve për aferën 400 milionë euro me iceneratorët. Rama i kërkoi fillimisht Shkëlqim Canit të bënte letrat, por kur Cani nuk e pranoi, Rama e shkarkoi dhe në vend të tij emëroi Arben Ahmetajn si ministër të Financave. Ahmetaj bëri letrat e vjedhjes, kur për herë të parë, qeveria ngriti një biznes privat për djegien e plehrave, me paratë e shqiptarëve. KLSH ka bërë një dosje për shkeljet flagrante të Ahemtajt, ndërsa i përfshirë është edhe Erion Veliaj. SPAK i ka të gjitha faktet në tavolinë për të kërkuar arrestimin e Arben Ahmetajt, një prej zyrtarëve të më të korruptuar në historinë e pluralizmit shqiptar, raporton pamfleti.

Por, të rrezikuar janë gjithashtu Damian Gjiknuri për sagën e aferave kur ishte ministër, Ilir Beqja për koncesionet në shëndetësi, Belinda Balluku, Ogerta Manastiruliu për 7 mijë tendera korruptivë në shëndetësi, kryebashkiakë, ish-kryebashkiakë, deputetë dhe një lukuni drejtorësh, ku të gjithë së bashku, sipas KLSH, kanë vjedhur mbi 7 miliardë lekë në 7 vite. Nuk ka dyshim që gjyqtarë dhe prokurorë janë të korruptuar, por korrupsioni i tyre nuk mund të krahasohet me vjedhjet e politikanëve. Sa pasuria e paligjshme e të gjithë gjyqësorit është vetëm një nga aferat e Arben Ahmetajt. Ndërkohë, përveç Ramës, presion ndaj SPAK që të mos veprojë, po ushtrojnë edhe Ilir Meta, Sali Berisha dhe Monika Kryemadhi. Tashmë të gjitha kokat e politikës shqiptare janë bashkuar nga frika e drejtësisë që ngritën në vitin 2016, në presionin e SHBA-BE.