JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Me kapele dhe syze/ Ky është autori që qëlloi për vdekje biznesmenin në Himarë: Më kishte borxhe!
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 17/10/2020 12:39

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Është arrestuar autori i vrasjes së biznesmenit nga Himara Niko Goro. Mësohet se ai është Kliti Leka, 53-vjeç. Para policisë ai ka pranuar krimin, ndërsa ka thënë se shkak për këtë është bërë borxhi që biznesmeni i kishte. Ai thotë se i kishte dhënë biznesmenit një pronë në Himarë për ta shfrytëzuar për ndërtim, por ky i fundit nuk i kishte dhënë paratë.

Leka ka thënë:

Kisha një pronë në Himarë nga mamaja. Ja kisha dhënë biznesmenit Niko Goro për ta shfrytëzuar për ndërtim, por ai nuk më jepte paratë.