JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Kush është shqiptari,që mbante në telefon foto pornosh me foshnje?
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17/10/2020 10:08

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një 30-vjeçar shqiptar me nënshtetësi italiane, banues në Breshia, me profesion punëtor, është arrestuar nga policia italiane. Në shtëpinë e tij u gjetën mbi 380 skedarë të pornografisë së fëmijëve. Fotot dhe videot ishin të ndara në kategori sipas moshës. Sipas hetuesve imazhet e foshnjave të gjetura në Hard Disc u përcaktuan si të tmershme. Personi në fjalë ka përfunduar në burg dhe ka qenë pjesë e një hetimi të nisur në zyrat e Prokurorisë Publike të Venecias, e cila mbulon një pjesë të rëndësishme të Italisë Veriore.