Seria A nuk po bie në qetësi sa i përket situatës së koronavirusit. Mbrëmjen e sotme ka qenë Sampdoria që ka publikuar rezultatet e fundit nga testet për Covid-19. Tri raste pozitive me Covid-19 kanë rezultuar te skuadra nga Genoa. Pjesa “e mirë” e këtij lajmi është se asnjë nga anëtarët nuk është lojtar i skuadrës së parë.
Kjo do të thotë se Sampdoria nuk do të ndikohet shumë për ndeshjen kundër Lazios. Por, si pasojë e rasteve pozitive, konferenca për shtyp e Claudio Ranieri është anuluar dhe i gjithë ekipi do i nënshtrohet testeve të reja për t'u njohur me situatën.