JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Elbasan, zhduket pa lënë gjurmë një 40-vjeçar
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 16/10/2020 20:47

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Raportohet se një 40-vjeçar në Elbasan, i identifikuar si shtetasi Rrapush Ceca është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë. Rasti është denoncuar nga vëllai i tij, i cili shton se që prej mëngjesit të sotëm kanë humbur kontaktet me të. Ai është banues në lagjen “Hekurudha” dhe kur ka dalë në mëngjes i ka thënë familjarëve të tij se po shkonte për një kontroll mjekësor. Ndërkohë, familjarët të shqetësuar për mungesën e tij, kanë verifikuar se ai nuk ka qenë në qendër spitalore. Prej disa orësh ata kanë nisur kërkimet, por pa rezultat deri më tani.