JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

“Albstar” mori afro 10 miliardë lekë për ta ndërtuar, rruga Reps–Fushë Arrëz në mëshirë të fatit
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 16/10/2020 20:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një nga mënyrat e përfitimit të shumë oligarkëve në Shqipëri janë tenderat e rrugëve, të cilat prodhojnë miliarda lekë me firmën e qeverisë. E tillë është edhe kompania oligarke “AlbStar”, e cila merr tendera me vlera marramendëse nga “Rilindja”. Një prej tendarave me vlerë afro 10 miliardë lekë në vitin 2017 ishte rehabilitimi dhe asfalitimi i rrugës Fushë Arrëz-Rreps. Ky aks i trumpetuar pa masë në kohën që po fillonin punimet, do ndihmonte shumë banorë të zonës dhe afati i përfundimit ishte 2018.

Mirëpo, sot, kjo rrugë, e quajtur e përfunduar është katandisur si mos më keq, e kjo për shkak të punimeve jo cilësore të bërë nga kompania. Kanë mjaftuar vetëm pak ditë reshje shiu dhe rruga është mbushur me dhera të rëna nga anët e kodrave. Gjithashtu edhe mbajtëset e rreshqitjes së dherave janë prishur, çka kanë krijuar vështirësi në kalimin e makinave dhe e kanë bërë rrugën burim aksidenti.

Këto pamje të mbërritura në redaksinë e JOQ ALBANIA tregojnë më së miri se si luajnë oligarkët dhe qeveria me paratë tona.