JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Ishin nisur nga Shqipëria drejt Italisë, Guardia Di Finanza sekuestron ngarkesat me rroba falso
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 16/10/2020 19:32

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në portin e Brindisit në Itali është konstatuar një ngarkesë mallrash të falsifikuara dhe që vinte nga Shqipëria. Ngarkesa në fjalë është pikasur dhe më pas është vënë nën sekuestrim penal nga Guardia di Finanza.

Pas rastit Autoritetet Gjyqësore italiane kanë denoncuar drejtuesin e automjetit si dhe kompaninë e prodhimit të veshjeve. Ata akuzojnë përgjegjësit për importim mallrash të falsifikuara, ndërsa kanë nisur hetimet për kompaninë shqiptare.

Ndërkohë mediat italiane shkruajnë se brenda automjetit ishin gjetur 6 orë false Rolex, me çertifikata garancie po ashtu të falsifikuara, 1,350 komplete pune me markën e falsifikuar “made in Italy”, me 10,000 shalle dhe 23,000 doreza “Valentino”, si edhe 10,000 palë këpucë të modelit “Converse”.

Burimi: AGIMEG/ Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA