“Allahu Ekber”/ I ‘hoqi’ kokën një burri, policia qëllon për vdekje autorin e dyshuar

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 16.10.2020, 19:12

Një person i dyshuar si xhihadist, i cili thërriste "Allahu Ekber" është qëlluar për vdekje nga autoritetet e Parisit, pasi dyshohet se i 'hoqi'kokën me mjet prerës një burri tjetër. Ngjarja ndodhi në Conflans-Sainte-Honorine, një periferi rreth 25 milje nga qendra e kryeqytetit francez ditën e sotme. Trupi i pajetë u gjet rreth orës 5.30 të pasdites, sipas burimeve. Kur autoritetet mbërritën në vendngjarje gjetën autorin të pranishëm, i cili i kërcënoi me armë. Më pas ai u arratis afër Eragny-sur-Oise, rreth dy milje larg dhe pasi refuzoi të dorëzohej, u qëllua për vdekje nga policia, ndërsa u dëgjuan rreth dhjetë të shtëna.

Sipas informacioneve të para, i ndjeri mendohet se ishte mësues dhe në klasë kishte paraqitur karikaturat e Profetit Muhamed, të ribotuara nga revista satirike në Paris, Charlie Hebdo. Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin, anulloi menjëherë udhëtimin e tij për në Marok, pasi mori vesh ngjarjen. Kohët e fundit Franca është përfshirë nga një sërë ngjarjesh të tilla, për shkak të ndjeshmërisë për çështjet fetare.

Burimi: Dailymail |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit