Skandal me çmimet e biletave në Kalanë e Shkodrës, qytetari: Paguam dy bileta, por muzeu ishte i mbyllur!

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 17.10.2020, 14:03

Kalaja e Shkodrës është një nga monumentet historike më të rëndësishme të vendit tonë. Ky vend dëshmon bukurinë por njëkohësisht edhe simbolin e qëndresës gjatë fushatave pushtuese të perandorive romake e osmane. Kështu Kalaja e Rozafës përbën një pikë të rëndësishme të njohjes së historisë së popullit shqiptar. Për këtë arsye vizitohet nga shumë turistë dhe qytetarë të vendit. Por mesa duket problemet e kanë përfshirë dhe atë, pasi në menaxhimin e saj po abuzohet me çmimet e biletave për vizitorët.

Sipas një mesazhi të mbërritur në redaksinë JOQ Albania, një qytetar shkruan se po abuzohet me çmimet, pasi duhet të paguash dy herë që të vizitosh muzeun. Në fillim pritet një biletë prej 400 lëkësh, pastaj duhet të presësh edhe një tjetër 150 lekë. Por skandali sipas tij është se edhe pas pagesës nuk kanë arritur të shohin asgjë në muze, pasi ishte i mbyllur dhe nuk ofrohej shërbim. Ai shprehet se çdo vit i kanë rritur çmimet e biletave, por shërbimet lënë shumë për të dëshiruar.

Mesazhi i mbërritur nga qytetari:

Pershendetje JOQ. Hyrja ne kalan e shkodres , pret bilet 400 lek dhe duhet te presesh prap 150 lek te muzeu brenda plus qe skishte njeri ishte i mbyllur , e pse duhet te paguash kur nuk te ofrohet mundesia per te shikuar e shijuar historine e kalas ! Nuk e kuptova kurre pse duhet me pre dy bileta nderkoh qe nuk ofrohet asnje sherbim .? Esht korrupsion apo cfar .? Anonim plz. 100 lek Ne hyrje dhe asgje tjt Dhe cdo vit e kan ngritur nga pak kupton Dhe me e bukura pothuajse mbyllur gjith kohes muzeu 4 her qe kam qen un ne perjudha te ndryshme e kam gjetur mbyllur E presim te rritet turizmi ne pffff mier populli per drejtues qe kemi Lind pyetje pse duhet ti paguaj 400 lek ku nuk mund te vizitoj muzeun esht shum e thjesht , plus qe aty ishte njoftimi tjt 150 lek per te hy ne muze nderkoh qe ish mbyllur , thjesht nuk funksionon kupton zdi cte them por totalisht i zhgenjyer mbetem nje grup qe ishim per vizit te kalaja

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit