Presidenti i Sampdorias: S’po na lënë të jetojmë, njerëzit nuk vdesin nga koronavirusi

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 14.10.2020, 15:03

Presidenti i Sampdorias, Massimo Ferrero quhet ndryshe edhe "i çmenduri". Ai njihet për deklaratat e tij të drejtpërdrejta dhe karizmën që e përfaqëson si njeri. Së fundmi, numri një i klubit nga Genoa, ka bërë një deklaratë të fortë. Për “Radio Capital” Ferrero është shprehur se koronavirusi nuk është aq i frikshëm sa e bëjnë. Madje më tej ai shprehet se kaq shumë sa ka ecur shkenca, është e pamundur që të mos gjendjet zgjidhja për të zhdukur këtë virus.

Ai u shpreh:

Nuk ka ndonjë ditë pa ndonjë rast të ri në Serinë A nga virusi?! Le të mos shpikim gjëra që në të vërtetë nuk ekzistojnë. Duhet të falënderojmë mjekët që punojnë pa pushim, për të luftuar këtë virus. Më parë ishte diçka që nuk identifikohej dot, ndërsa në tani e kemi identifikuar atë. Të përpiqemi të mos e bëjmë aq të madhe. Sëmundja ekziston, ajo duhet dhe mund ta zhdukim, kemi ecur shumë përpara dhe nuk vdesim falë Zotit. Nuk mund të vdisni nga Koronavirusi. Unë i respektoj të gjitha dhe e di që virusi ekziston, por ne i kemi të gjitha mjetet për t’u marrë me të dhe për ta larguar. Shikojmë shumë njerëz në TV që flasin për këtë dhe të gjithë thonë të kundërtat e njëri-tjetrit. Mendoj se stadiumet duhet të hapen. Unë nuk po them 100%, por të paktën 25% të kapacitetit. Ndonjëherë ne bëjmë shumë propagandë. Rastet te Genoa? Të gjithë thuajse po shërohen. Me një tampon mund të kuptosh gjithçka. Unë u detyrova të mbyllja kinematë dhe shteti nuk më ka dhënë asgjë. Këta po na ndalojnë të bëjmë jetën tonë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit