Cristiano Ronaldo është infektuar me COVID-19. Ylli portugez ka dalë pozitiv në testimet e fundit të kryera nga kombëtarja luzitane dhe do të mungojë në ndeshjen e radhës që Portugalia zhvillon kundër Suedisë. Lajmi është konfirmuar nga vetë Kombëtarja e Portugalisë nëpërmjet një njoftimi zyrtar.
Njoftimi:
Ronaldo ishte titullar në sfidën e fundit që Portugalia e luajti me Francën në Ligën e Kombeve dhe barazoi 0-0. Pesë herë fituesi i Topit të Artë, do të mungojë në ndeshjen e së mërkurës, që Portugalia e zhvillon me Suedinë, në Ligën A, grupi 3 në Ligën e Kombeve. Gjithashtu ai pritet të mungojë edhe në Serinë A me Juventusin në fundjavë deri sa të shërohet plotësisht.