Koronavirusi po vijon të përhapet me shpejtësi te skuadra e Milanit. Teksa vetëm pas 4 ditëve do të zhvillohet një nga ndeshjet më të rëndësishme të kuqezinjve në këtë periudhë, siç është ajo ndaj Interit në derbi, klubi po kalon një situatë kaotike sa i përket COVID-19. Pas Rafael Leaos, Leo Duartes, Zlatan Ibrahimoviç dhe Mateo Gabia, i radhës që ka rezultuar pozitiv është një ish-lojtar i Milanit si Daniele Bonera, i cili tashmë është pjesë e stafit teknik të “Djallit”.
Pas testeve të kryera klubi i Milanit ka njoftuar se Bonera ka rezultuar pozitiv ndaj virusit dhe është izoluar menjëherë. Kujtojmë se deri tani Ibra dhe Leao e kanë kaluar virusin dhe kanë rezultuar negativë, duke u përgatitur me skuadrën për ndeshjen derbi. Klubi shpreson që deri për derbin mos ketë infektime të tjera që mund të vinin në rrezik dhe ndeshjen.