Ylli i Juventusit, Paulo Dybala është grumbulluar me Argjentinën për ndeshjet eleminatore të Botërorit "Katar 2022". Sulmuesi humbi eliminatoren me Bolivinë, por nuk do të luajë as ndaj Ekuadorit. Futbollisti i Juves ka probleme shëndetësore. Paniku që ngriti Paulo Dibala në 48 orët e fundit ishte jo i vogël.
Ai pati disa probleme në stomak, por së fundmi është pushtuar edhe nga ethet, të cilat bënë që mjekët e kombëtares së Argjentinës t’i bënin menjëherë tamponin anti-COVID, Madje jo një po dy tampone dhe fatmirësisht përgjigjet kanë rezultuar të dyja negative, duke shuar alarmin. Kujtojmë qëDybala ishte nga të parët futbllistë që u infektua me koronavirus, madje që në muajin mars, kur virusi famëkeq shpërtheu fuqishëm në Itali dhe githë Europën.