JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Mirlinda Karçanaj dhe Grigor Joti “ia bëjnë BAM”, miliona lekë tender për pajisje elektronike
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 12/10/2020 21:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Informacionit, shkurt AKSHI, Mirlinda Karçanaj, duke se nuk ka të ndalur në “flirtet e saj monetare” me tenderat shumë-milionësh. Deri më tani kemi përmendur shumë raste tenderash të tillë ku drejtoresha Mirlinda ka dhënë qindra milionë në procedura të dyshimta prokurimi. Në përgjithësi këto tendera jepen për realizime programesh apo mirëmbajtjesh, të cilat në asnjë rast nuk kuptohet se përse duhet të realizohen nga palë të treta ndërkohë që fare mirë mund t’i realizojë vetë kjo agjenci shtetërore nëpërmjet stafit të saj. E megjithatë përtej kësaj, në shumicën e rasteve tenderat kanë qenë ose pa garë, ose me fitues të dyshimtë.

Njëri prej tyre është edhe tenderi më i fundit të cilin po ju paraqesim sot. “Çorba” e kësaj rradhe është gatuar nga duart e Mirlindës për të “ushqyer” biznesmenin Grigor Joti dhe njërën nga kompanitë e grupit të tij, përkatësisht INFOSOFT SYSTEMS. Më konkretisht bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-72179-09-17-2020. Objekti i kësaj procedure është “Blerje pajisje elektronike për Sistemin e Prokurimit Elektronik”- Për Agjencinë e Prokurimit Publik.

Tenderi ka qenë me procedurë të tipit “Kërkesë për propozim”. Për habi në të ashtuquajturën garë ka marrë pjesë vetëm një kompani, e cila natyrisht është shpallur edhe fituesja e tenderit. Pra Grigor Joti ka fituar një tender pa konkurrencë dhe jo vetëm kaq por edhe thuajse të barabartë me fondin limit. Më konkretisht vlera e ofruar nga kompania INFOSOFT SYSTEMS është 5,541,630 lekë të reja pa TVSH ose rreth 66 milionë lekë të vjetra me TVSH. Nga ana tjetër fondi limit i këtij tenderi është 5,833,333 lekë të reja pa TVSH ose rreth 70 milionë lekë të vjetra me TVSH. E shprehur në përqindje, Grigor Joti ka ofruar një vlerë të barabartë me 95% të fondit limit.

Pra në rastin konkret ka 2 indicie që fituesi i tenderit është i paracaktuar, së pari mungesa e konkurrencës dhe së dyti vlera e ofruar është thuajse e barabartë me fondin limit. Me sa duket Mirlinda dika vërtetë të gatuaka “çorba” të mira prej miliona lekësh. Të bëftë mirë Grigor!