Koronavirusi vazhdon të përhapet me shpejtësi gjatë kohëve të fundit, teksa tashmë një numër i madh futbollistësh janë prekur dhe vazhdojnë të preken.. Kombëtarja afrikane e Guinesë është një nga më të prekurat, teksa së fundmi janë konfirmuar 5 raste pozitive, një ndër ta edhe lojtari i Liverpoolit, Nabi Keita, që është edhe kapiteni i skuadrës te kjo kombëtare
Në këtë situatë, Guinea është detyruar të anulojë miqësoren ndaj Gambias, për shkak se nuk kishte mjaftueshëm lojtarë për të zhvilluar ndeshjen, teksa të gatshëm ishin vetëm 9 lojtarë. Kujtojmë se te Guinea janë kushtëzuar edhe nga dëmtimet e shumta gjë që bëri që numri i lojtarëve për këtë kombëtare të ishte i pakët.