Milani vazhdon të përjetojë makthin e shkaktuar nga koronavirusi. Kuqezinjtë kanë momentalisht 2 raste aktive me COVID-19. Dy qendërmbrojtësit, Gabia dhe Duarte, vijojnë të jenë pozitivë. Ndryshe nga Zlatan Ibrahimoviç, i cili u shërua para 2 ditësh, braziliani Duarte vazhdon të jetë pozitiv dhe prej datës 22 shtator është i izoluar.
Pas testeve të kryera së fundmi, mediat italiane zbulojnë se 24-vjeçari vazhdon të jetë pozitiv dhe nuk i ka ikur ende virusi. Kjo nuk e lejon Duarten të bashkohet me pjesën tjetër të skuadrës dhe nuk dihet nëse do të jetë gati për ndeshjen derbi ndaj Ineterit, e planifikuar për tu luajtur më 17 tetor. Kujtojmë se deri tani te Milani janë infektuar me virusin 4 lojtarë, Leao, Ibra, Duarte dhe Gabia, me dy të parët që e kanë kaluar, ndërsa dy të fundit vazhdojnë izolimin.