David Alaba pritet të transferohet në Serinë A sezonin e ardhshëm. Merkatoja e sezonit të ri mund ta shohë austriakun teksa lëviz për të ndërruar skuadër. Skuadra italiane, Juventus, duket se ka mposhtur konkurencën e dy skudrave të Mançesterit për nënshkrimin e David Alaba.
Mediat italiane raportojnë se Alaba ka rënë dakord t’i bashkohet Juventusit, kur kontrata e tij me Bayern Munich të skadojë. Mbrojtësi 28 vjeçar është i vendosur të provojë një tjetër ligë, pasi ka kaluar gjithë karrierën e tij me gjigantët e Bundesliga. Klube si Manchester United, Man City, Paris Saint Germain janë lidhur me austriakun, por duket se Juve ka fituar garën për nënshkrimin e tij.