Kombëtarja U21 e Italisë është në telashe të mëdha me virusin korona, pasi rastet sa vjen dhe shtohen. Raportimet e fundit nga Italia bëjnë të ditur se tre lojtarë të kombëtares U21 kanë rezultaur pozitivë në testet e Covid-19 Këto rezultate të testeve dalin para ndeshjes që skuadra do të luajë ndaj Irlandës, të martën. Para disa ditësh, ka pasur raste të tjera të lojtarëve dhe stafit, madje ishte shtyrë edhe ndeshja me Islandën. Tashmë ka shtatë lojtarë tek U21 që janë pozitivë me Covid-19, si dhe një anëtar stafi. Mbetet të shihet nëse FIGC do të lejojë zhvillimin e ndeshjes me Irlandën apo jo. Vendimi pritet të konfirmohet sot.