Në orën 15:00, Kombëtarja shqipare luan ndeshjen e tretë të vlefshme për Ligën C në grupin 4 në Ligën e Kombeve. Pas humbjes në ndeshjen e fundit ndaj Lituanisë në “Air Albania”, muajin e kaluar, tashmë kuqezinjtë e Edi Rejës do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, pasi vetëm kështu mund të dalë e para e grupi. Ndërkaq, Edi Reja ka publikuar edhe formavionin zyrtar. Bie në sy fakti se në fushë do të jenë 3 debutues, si Broja në sulm, Kalaku në mesfushë dhe Kumbulla në mbrojtje. Ndërkohë që vendin e Elseid Hysajt në krahun e djathtë e mere Federik Veseli.
Formacionet zyrtare:
Kazakistani: (5-3-2) Pokatilov, Bistrov, Maroçkin, Jernalov, Kerimzhanov, Sumjumbajev, Kuat, Tagibergen, Abiken, Zainutdinov, Aimbetov. Trajner: M. Bilek.
Shqipëria: (3-5-2) Berisha, Kumbulla, Gjimshiti, Dermaku, Trashi, Veseli, Bare, Abrashi, Kallaku, Broja, Manaj. Trajner E. Reja.