Stërvitje me armë të prodhimit rus dhe dronë ushtarakë kinezë, ka zhvilluar të shtunën Serbia në Pester, një zonë e vetmuar stërvitjesh në Serbinë Perëndimore. Manovrat ushtarake u ndoqën edhe nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç. Beogradi ka harxhuar mjaft në mbrojtje dhe kërkon dominimin në Ballkanin Perëndimor. Buxheti ushtarak i Serbisë është rritur për 1.14 miliardë dollarë në dy vitet e fundit, që është 43% më shumë se në 2018. "Jemi duke forcuar ushtrinë tonë për të parandaluar çdo agresor, nuk kemi ndërmend të nisim ndonjë konflikt", u tha Vuçiç gazetarëve.