JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Skema/ Si Tomi i AKEP-it u jep oligarkëve të sektit të Rilindjes paratë e shqiptarëve të varfër
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 08/10/2020 16:45

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ne, populli shqiptar, për fatin e keq jemi të ndryshëm nga popujt e tjerë të Evropës, ku ndër të tjera ndryshojmë edhe për shkak të ndërgjegjes/vetëdijes sonë historike, pra të kujtesës mbi atë që se çfarë ndodh me ne. E pikërisht në përputhje me këtë konstatim, gjenialiteti ynë “Populli”, ka formuluar shumë shprehje të urta e popullore, por e përshtatur në realitetin tonë proverba hungareze se “ Të gjitha çuditë zgjasin vetëm 3 ditë”, gjen zbatim praktik pas ditës së 3-të të çdo skandali, vjedhjeje, mashtrimi, skllavërimi e përçudnimi që i bëhet gjithsecilit prej nesh nga pakica tjetër, pushtetarë, të dalë po prej nesh.

Rasti që do risjellim në vëmendje nuk është ndër vjedhjet e mëdha, pasi tashmë vjedhjet nëntë shifrore (miliardëshe), konsiderohen me pasoja të vogla, por rasti ilustron mënyrën perverse të vjedhjes së parasë publike (paraja jonë e përbashkët). Më 11 korrik 2020 publikuam artikullin që krijonte dyshimin e arsyeshëm për vjedhjen e radhës nëpërmjet procedurës së prokurorimit publik për një shërbim të çuditshëm që kërkonte të kryente Tomi Frashëri Kryetar i Autoritetit i Komunikimeve Elektronike dhe Postare.

Procedura e “vjedhjes dritë e për diell” (prokurorimit publik) kishte si objekt nevojën e Tomit të AKEP-it për të udhëtuar me makinë (automjet), porse makinat (automjetet) e AKEP-it, çuditshëm kishin “rënë në ujdi” që të prisheshin të gjitha në të njëjtën kohë. AKEP-i i Tomit ose Tomi AKEP-it, shpalli kërkesën për propozim në procedurën me numër reference “REF-63016-06-26-2020” e hapur më datë 29-06-2020, ora:09:00 dhe do të mbyllej me datë 13-07-2020, ora: 10:00. Pra dyshimi lindi mbi faktin e çuditshëm se si 8 makina/automjetet e AKEP-it ishin prishur në një ditë?!

Shuma që i duhej AKEP-it të Tomit, për të riparuar makinat/automjetet e prishura, ishte jo pak, por plot 23.5 milion lek. Procedura e “vjedhjes”/tenderit kishte kërkesa të çuditshme për operatorët ekonomikë, që të krijon idenë se AKEP-i i Tomit nuk po kërkonte ofruesin e shërbimit për rregullimin e makinave, por kërkonte subjektin që kishte pikërisht kushtet që ai shkruante, pra që kushdo që të futej në garë të skualifikohej për shkak të kushteve specifike që do i kishte vëtëm subjekti specifik.

Logjika ekonomike orienton në parimin se, nëse riparimi i një sendi kushton sa vlera e të njëjtit send të ri, ose më shumë se 70-80% e vlerës së tij në gjendjen fillestare, ky send nxirret jashtë përdorimit dhe zëvendësohet me një të ri që plotëson nevojat. Nga vështrimi i procedurës me referencë Nr.“REF-63016-06-26-2020”, dukej qartë se nuk funksiononte logjika ekonomike, por krijonte dyshimin për një skemëtë qartë “kullufitjeje me fund” të parave publike, duke konsumuar një sërë veprash penale, për të cilat Prokuroria e Shtetit duhet të jetë e akuzuar bashkë më Policinë e Lleshit.

JOQ Albania paralajmëroi se ky tender vjen era vjedhje, e për këtë bëri denoncim publik; mirëpo AKEP-i i Tomit ka zgjuarsi në kryerjen e krimit të vjedhjes dhe kështu ndryshoi strategji. Për të njëjtën procedurë është raportuar në redaksinë e JOQ Albania se, operatori fitues i procedurës së zhvilluar, nga ku kishin marrë pjesë 5 subjekte, se pasi ka marrë njoftimin e fituesit, ka kërkuar nga AKEP-i nënshkrimin e kontratës, sipas ligjit, me qëllim realizimin e objektit të punës sipas kritereve të kërkuara.

Por, AKEP-i i Tomit në vend që të nënshkruante kontratën sipas ligjit dhe rregullores, vuri në lëvizje mekanizmin e anullimit të procedurës, por pse vallë?! Sepse me kushtet dhe kriteret nuk kishte fituar subjekti i paramenduar dhe kështu do të dekonspirohej e vërteta që makinat nuk kishin nevojë për shërbime apo riparime, pasi ato janë në përdorim të përditshëm, pa asnjë problematikë. AKEP-i i Tomit njoftoi se tenderi anullohet: Për shkaqe që dalin jashtë kontrollit të Autoritetit kontraktor dhe e paparashikueshme në kohën e fillimit të procedurës së prokurimit, duke respektuar parimet e barazisë, transparencës sipas parashikimit në rregullat e prokurimit publik.

Por, se cilat ishin shkaqet që dilnin jashtë kontrollit nuk thuhet, këto i di vetëm Tomi dhe shokët e tij. Por logjika e dyshimit na dërgon se, subjekti fitues nuk ishte subjekti i parashikuar që të fitonte, pra nuk ishte subjekti që do merrte lekët pa bërë shërbimin, por ishte një subjekt tjetër që kishte parashtruar ofertën e tij. Raportuesi thotë për JOQ Albania se, subjekti fitues operonte prej shumë vitesh në treg, duke ofruar shërbimet e servisimit sipas nevojës së automjeteve. JOQ Albania, që prej anullimit të kësaj procedure mbajti në vëmendje nëse AKEP-i i Tomit do të rihapë një procedurë tjetër me të njëjtin objekt apo jo?!

Dhe instikti i eksperiencës nuk gabon. Nuk zgjat shumë dhe shpallet procedura për të njëjtin objekt pune, tenderi me referencën Nr. “REF-7983-10-05-2020”. Por këtë herë AKEP-i i Tomit është kujdesur të ndryshojë jo vetëm kushtet dhe kërkesat specifike për subjektin që do shpallet fitues, por është bërë ndryshim edhe në komisionin e vlerësimit dhe njësinë e prokurorimit, ku dy prej anëtarëve kishin shpallur një kompani tjetër nga ajo e paracaktuar për të fituar.

Tomi Frashëri, pjesë e sektit shkatërrues të pasurive publike, rilindjes, si i përkëdheluri i babait hajdut i lindur me "këmishë"; i cili e ka nisur karrierën me aftësinë gojore nga lart poshtë, tani shfaqet i fortë, arrogant por dhe i paprekshëm nga forca e ligjit. Dyshimi i arsyeshëm i bazuar në logjikën vijuese dhe i mbështetur në faktet publike të një procedure tenderimi. Për objektin e punës për të cilin u anullua tenderi me Nr. “REF-63016-06-26-2020” për motive të paditura është shpallur një tender tjetë r me numër reference "REF-7983-10-05-2020" me afat për pranim të ofertave deri më datën 16.10.2020 ora 10:00.

Pyetja që lind vetiu është, çfarë ndryshoi që prej anullimit të një tenderi për kushte të paparashikueshme nga AKEP-i i Tomit?! Le të shikojmë kriteret dhe kushtet e tenderit të ri, nga ku vërejmë se janë vendosur të njëjtat kërkesa si në shpalljen e parë që ky institucion ka bërë: përsëri makina që prishen në të njëjtjën kohë dhe u ndërrohen thuajse të gjitha pjesët. Por Tomi i AKEP-it ka ndryshuar këtë herë vetëm llojin e licencave që duhet të ketë subjekti fitues, pra dyshimi është se, është paracaktuar subjekti fitues dhe kërkesat janë hartuar sipas atyre elementëve të veçantë që ka pikërisht subjekti i paracaktuar. Po pse lind ky dyshim?!

Ilustrimi është në kërkesat që parashtron AKEP-i i Tomit, që janë licencë për: “2…b. riparim dhe mirëmbajtje e karrocerisë së mjeteve rrugore me motor dhe rimorkiove.”, por çfarë i duhet Tomit të AKEP-it kjo lloj licence, kur shërbimi që kërkon të kryejë AKEP-i i Tomit nuk kërkon këtë lloj licence, nuk e ka pjesë të shërbimeve të kërkuara në këtë tender? Tomi i AKEPit nuk ka kërkuar të bëhet ndonjë shërbim për riparim karrocerie, apo të ketë ndonjë automjet të aksidentuar, pra përse do t’i duhet vallë Tomit ky kriter kaq i veçantë?! Se mos vallë pikërisht këtë kriter ka subjekti i paracaktuar?!

Kërkesë tjetër e këtij tenderi është që të gjitha makinat të riparohen brenda një afati maksimal prej 30 ditëve. Tomi i AKEP-it ka vendosur edhe një kusht tjetër për subjektet që do të marrin pjesë në këtë tender, do t’iu kërkojë kompanive garuese dokumentet e pronësisë ku ushtrojnë aktivitetin ose kontratën e qirasë. Nuk mbaron me kaq, pasi Tomi i AKEP-it, “Autoriteti gëzon të drejtën e verifikimit fizik të ambienteve….”. Pra, do shkojë AKEP-i t'i hedhë një sy një herë servisit nëse i mbushet mendja Tomit apo jo?! Por nëse Tomit atë ditë i kanë humbur gjyzlyqet, si i bëhet?

Por le të shkojmë edhe më tej. Kërkohet një staf tepër i kualifikuar dhe me një numër të lartë punonjesish, a thua AKEP-i i Tomit ka flotë me 50 apo 100 automjete. Pra kusht tjetër për kompaninë e paracaktuar është se subjekti duhet të ketë: “një inxhinier mekanik, një inxhinier mekatronik, dy motoristë, tre xhenerikë, një elektroaut, një pompist, një Bojaxhi-Llamarinist, një Gomist, një Saldator”. E habitshme mbetet puna e këtij profesionistit të inxhinierisë mekatronike, që ky lloj profili në funksion të automjeteve shumë shumë, duhet për sistemet e semaforëve dhe jo për objektin e punës që ka kërkuar në procedurën e tenderit, apo mos vallë këtë ka të veçantë subjekti i paracaktuar?!

Përveç sa më sipër, kërkon edhe bojaxhi dhe llamarinist, kur në objektin e punës nuk ka lyerje makinash, por vetëm punë xhenerike. Kjo na krijon dyshimin tjetër që këto janë kriteret e veçanta të subjektit të paracaktuar, pasi serviset kryesisht janë të ndara nga repartet e lyerjeve dhe llamarinistëve. Kërkohet gjithashtu që operatori të ketë plan per mbrojtjen nga zjarri, kjo është një kërkesë e çdo subjekti, fakti që është evidentuar si kërkesë e veçantë, na lidh me subjektin e paracaktuar.

Vendosja e këtyre kritereve të veçanta për një punë të përditshme të servisit të makinave për përdorim të institucionit, krijon dyshimin se subjekti i paracaktuar do jetë një prej oligarkëve të sektit të rilindjes, ku tek autoriteti i llafeve dhe muhabeteve nëpërmjet internetit, kryen adete gojore mjeshtri i së drejtës, Tomi i Frashërllinjve. Nëpërmjet ngritjes së këtij dyshimi, ne bëjmë këtë denoncim publik, me anë të të cilit synojmë parandalimin e vjedhjes dhe shpërdorimit të së mirës publike.