JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Suarez nuk e përballon dot largimin nga Barcelona, qan edhe gjatë intervistës
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 24/09/2020 15:03

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Luis Suarez nuk është më një futbollist i Barcelonës. Ai ka dalë në konferencë për shtyp ditën e sotme, për t’i dhënë lamtumirën klubit katalanas, teksa në sezonin e ri do të jetë pjesë e Atleticos së Madridit. Uruguaiani nuk ka mundur dot t'i fshehë a emocionet gjatë konferencës, teksa nuk i ka përmbajtur dot edhe lotët. Sulmuesi 33-vjeçar është shprehur se është krenar për gjithçka që bëri te katalanasit dhe u duk qartazi se largimi i tij ka ardhur kundra dëshirës së tij.

Suarez u shpreh:

Kam realizuar ëndrrën duke luajtur në klubin më të mirë në botë. Jam krenar më të gjitha që kam bërë. Të luash për Barcelonën është një ëndërr e realizuar. Arritja e këtyre gjërave ka qenë diçka që nuk e kam pritur. Asnjëherë nuk e dini sa vite mund të qëndroni në nivelin më të lartë. Unë mund të largohem krenar dhe i kënaqur me këto gjashtë vjet.”