Një ngjarje e rëndë në lagjen “11 Nëntori” po vijon të trondisë qytetin, pasi një i moshuar 71-vjeç është futur në banesë dhe vazhdon të qëllojë me ármë zjarri kállásh në drejtim të forcave të Policisë. Në Elbasan kanë mbërritur dhe forcat RENEA dhe efektivë me snájpera. Në njoftimin e saj policia tha se si pasojë e të shtënave janë plagosur dhe janë jashtë rrezikut për jetën dy shtetas, “Ledio Soraci., 22 vjeç dhe Adenour Konaxhiu, 21 vjeç, kalimtarë të rastit, në momentin që ky shtetas ka filluar të qëllonte në drejtim të Policisë”. Banesa nga e cila po qëllon ky shtetas është e rrethuar dhe Policia ka vendosur një perimetër të gjerë rrethimi, për të parandaluar dëmtimin e kalimtarëve të tjerë të rastit.