Në mëngjesin e sotëm ka vdekur një burrë dhe janë plagosur dy gra, në një apartament në rrethin 2 të Cyrihut, si pasojë e një mosmarrëveshje familjare. "Kur arritën në vend të ngjarjes, shërbimet e urgjencës hasën në dy gra të plagosura, të dyja zvicerane, të moshës 18 dhe 50 vjeç, dhe një burrë të plagosur rëndë. Personi 47 vjeçar me shtetësi zvicerane, i cili sipas 20minuten.ch është me prejardhje kosovare, ka vdekur në apartament pavarësisht masave të menjëhershme të rianimacionit". Dy të plagosurat, nënë dhe bijë, janë hospitalizuar.