JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Fëmijët lidhin prej fyti qenin e vogël, e rrotullojnë disa herë dhe e hedhin në kanal
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 24/09/2020 13:03

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Videot e káqtrajtimit të kafshëve në Shqipëri nuk kanë fund. Në redaksinë e JOQ ALBANIA kanë mbërritur me dhjetra, kur pronarë apo dhe të tjerë godásin fort kafshë të ndryshme. Së fundmi një tjetër video ka mbërritur në inboxin e redaksisë tonë. Këtë herë protagonistë janë fëmijët të cilët, shfaqen duke dhunuár një qen të vogël në Kukës. Ata e kanë lidhur këlyshin me një litar në qafë dhe pasi e rrotullojnë disa herë e hedhin në një kanal.

Ata janë të vegjël dhe përgjegjësitë janë më të pakta, por këto pamje duhet të shërbejnë si një sensibilizim për prindërit, të cilët duhet t’i ushqejnë fëmijët me dashurinë për kafshët. Në Shqipëri, kjo edukatë është e pakët dhe prandaj këto pamje janë më të shpeshta.