Një pedagog në Universitetin e Korçës është arrestuar së fundmi nga policia. Bëhet fjalë për Alket Dinon, i cili është prangosur, pasi merrte para nga studentët për t’ju dhënë provimet. Mësohet se në pranga ka rënë gjithashtu dhe Xhevi Dervishi, i cili bënte rolin e sekserit mes pedagogut dhe studentëve. Dino punon në Univeristetin “Fan Noli” në Korçë, në departamentin e Shkencave Sociale. Ryshfeti në universitete është një fenomen shqetësues, pasi janë raportuar disa raste ku pedagogët u kërkojnë para ose favore seksuale studentëve.