Shefi i ORL tek spitali Francez Besim Boçi, është infektuar me koronavirus. Gjendja e tij është përkeqësuar, ndërsa raportohet se është dërguar me urgjencë për në Turqi. Mësohet se mjeku infeksionist Pëllumb Pipero e ka shoqëruar në udhëtim, ndërsa shefi i ORL pritet të marrë trajtim më të specializuar. Arsyet e infektimit janë ende të paqarta.