Vladimir Putin: Rusia së shpejti do të regjistrojë vaksinën e dytë anti-Covid

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 23.09.2020, 22:39

Presidenti Vladimir Putin deklaroi se Rusia së shpejti do të regjistrojë vaksinën e dytë anti-COVID. Deklarata në fjalë u bë ditën e sotme, transmeton “Rospotrebnadzor”. Mësohet se regjistrimi i vaksinës së dytë do të bëhet deri më 15 tetor, ndërsa ai po ekspertohet tek mbi 40,000 njerëz. Sot, sistemi shëndetësor është i gatshëm për të luftuar në mënyrë efektive infeksionin koronavirus dhe epideminë sezonale të sëmundjeve të lidhura me gripin dhe ftohjen sezonale, tha Putin.

Gjatë pandemisë, ne kemi perceptuar vlerën e çdo jete njerëzore, vlerën e përpjekjes heroike të punonjësve të kujdesit shëndetësor dhe natyrisht, rolin e madh që luan efikasiteti i sistemit të kujdesit shëndetësor për shoqërinë dhe vendin. Gjatë muajve të fundit , aftësitë e tij janë rritur ndjeshëm. Sistemi i kujdesit shëndetësor është tani i gatshëm për të luftuar në mënyrë efikase infeksionin e koronavirusit dhe valën sezonale të sëmundjeve të lidhura me të ftohtin, shtoi ai. Kujtojmë se Rusia në gusht lajmëroi daljen e vaksinës së parë, që sipas Putinit ishte shumë efektive dhe se mes të testuarve ishte dhe vajza e tij.

Burimi: dnaindia.com|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit