Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni vijon të shënojë në Ligën e Kampionëve. Pasi i siguroi kualifikimin Ferencvaroshit në sfidën ndaj Dinamos së Zagrebit, baratasi ka gjetur sërish rrugën e rrjetës në përballjen e sotme ndaj Moldes, të vlefshme për turin “Play-Off”.
Në minutën e 52-të, pas një harkimi të Botkës, nga e djathta, Uzuni, goditi në mënyrë mjeshtërore me kokë, duke e çuar topin në cepin e portës, dhe duke dyfishuar shifrat në transfertë ndaj norvegjezëve. Më herët për Ferencvaroshin kishte realizuar Boli. Megjithatë vendasit kanë barazuar në këto momente rezultatin në 2-2. Ndeshja vijon të luhet ende...