JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Masakra e Gjirit të Lalzit/ Si e ka shkatërruar Dulaku i Vizion Plus këtë perlë të natyrës
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 23/09/2020 20:03

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Të jesh “mik” me Rilindjen ka avantazhet e veta. I tillë duket se është edhe rasti i familjes Dulaku të Vizion Plus. Në rastin konkret rezulton se me ndërtimet e tyre kanë masakruar një perlë të vërtetë të natyrës, siç është Gjiri i Lalzit.

Një masiv i stërmadh betoni ka pushtuar një zonë ku dikur ishin qindra pemë. Fotot që po ju paraqesim e tregojnë mjaft qartë se kur ke bekimin e Ramës dhe të Rilindjes, nuk të hyn asgjë në këmbë dhe mund të masakrosh mjedisin në këtë farë feje.

Duket se si një kaos i vërtetë tullash e llaçi ka kapur për fyti natyrën e gjelbër duke e mbytur për së gjalli. Mësohet se masakra mjedisore është realizuar për të ngritur një hotel masiv me mbi 450 dhoma.