Këngëtarja shqiptare Fjolla Morina, e cila u arrestua pasi u kap me armë në makinë e saj në pikën kufitare të Morinës ka dalë ditën e sotme para gjykatës. Me kurriz të kthyer nga kamerat, apo përpiqej mos ta fokusonin teksa kishte kërkuar që mos të ishin prezentë. “Kamerën kërkova mos me e sjellë këtu, s’du me i pa,”-thotë ajo dhe shikon ngultas gazetarët, në videon e publikuar nga Abc News. Ditën e djeshme mjeku i saj tha se ajo ishte 2 muajshe shtatzënë.
Seanca për gjyqin ndaj Morinës është shtyrë për në orën 13:00. Prokuroria ka kërkuar që gjinekologu të jetë prezent në seancë, pasi sipas tyre, një eko nuk mjafton për të vërtetuar shtatzëninë. Këngëtarja akuzohet për trafik armësh dhe municionesh pasi u kap me një pistoletë dhe një 23 fishekë në kufi të Morinës. Bashke me të u vunë në pranga edhe biznesmeni Fisnik Syla dhe shoferi Fitim Muja. Këta dy të fundit kanë deklaruar se nuk e kishin idenë që këngëtarja kishte armë me vete. Vetë Fjolla e ka pranuar autorësinë e armës.