Një aksident i rëndë është regjistruar pak më parë në Berat. Një furgon mallrash ka dalë nga rruga dhe ka përplasur dy persona të cilët lëviznin me biçikletë. Ata janë Sotir Avrami 68 vjeç dhe Spiro Veshi 63 vjeç. Dy të moshuarit janë nisur me urgjencë drejt spitalit dhe janë në gjendje të rëndë.
Bëhte me dije se dy të plagosurit kanë qenë duke shitur qumësht kur janë përplasur. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Poshnje.