TV Klan përballë Top Channel/ Dështon Klanifornia, skeçet marrin më pak shikime se kronika për Llazin me dy gra

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 20.09.2020, 20:03

Pushimet janë një periudhë e rëndësishme, pasi rinisja e aktiviteteve pas tyre sjell një lloj gjallërie. E tillë është dhe rinisja e emisioneve televizive. Ndërkohë diçka që është vënë re, ka të bëjë me emisionin e humorit Klanifornia në TV Klan, i cili mesa duket ka dështuar përfundimisht. Shqiptarët nuk kanë shfaqur asnjë interes për këtë emision me humor të vjedhur. Për t'u bindur për këtë mjafton vetëm të shikohen klikimet në Youtube të Klanifornia. Në 11 videot e publikuara së fundmi të Klanifornia, vihet re se të gjitha kanë një numër të ulët klikimesh dhe views, të cilat variojnë nga 900-2000 views dhe 5000-25000 maksimumi.

Le t’u hedhim një sy videove në YouTube të Klanifornia, për të krijuar një ide më të poltë. Nëse mblidhen në total, llogaritet se 11 videot e hedhura nga Klanifornia arrijnë vetëm 95241 views. Një shifër qesharake në fakt, pasi një numër i tillë shikueshmërie kapet edhe nga faqe mediokre në Fb. Mesa duket Televizioni Kombëtar TV Klan është katandisur keq, pasi nuk arrin as shikueshmërinë e një televizioni lokal. Humori i Klanifornia duket se është bërë bajat dhe nuk përbën më interes për shikuesit.

TV Klan vs Top Channel

Krahasimi me emisionet në Top Channel përbën një diferencë të madhe, ku vetëm në një video të emisionit Për'puthen ka minimalisht 5 herë më shumë shikime sa të gjitha videot e Klanifornia të marra së bashku. Emisioni i publikuar dy ditë më parë në faqen zyrtare të Top Channel në You Tube ka 562,526 views, nga 95 mijë që kanë në total 11 video të TV Klan. Madje, Klanifornia me një ekip aktorësh me shpenzime të mëdha, nuk vlen as sa një kronikë e Top Channel, e cila flet për historinë e Llazit nga Peshkopia, i martuar me dy gra. Kronika në Selishtë të Peshkopisë, e publikuar thuajse në të njëjtën kohë me videot e Klanifornia, ka marrë deri të dielën në mesditë 269,816 views.

Klanifornia, kopje e shëmtuar e Portakollisë

Që në momentin e parë, Klanifornia u kritikua gjerësisht si një emision pa cilësi, ndërsa disa qytetarë e cilësuan si një kopje e shëmtuar e Portokallisë. Në fakt nuk kishte si të ndodhte ndryshe në kohën kur pjesa më e madhe e aktorëve të Klanifornia, janë ish-aktorë të Portokallisë. Krijimi i Klanifornia ka një shpjegim të vetëm: Smira e Aleksandër Frangajt, i cili di vetëm të kopjojë dhe nuk ka një ide origjinale! Vihet re se audienca e TV Klan ka rënë ndjeshëm që pas daljes së këtij TV nga platforma më e madhe në Shqipëri, DigitAlb. Shifrat mund të maten lehtësisht në You Tube nëpërmjet platformës ndërkombëtare Social Blade, e cila mat në kohë reale audiencën e çdo platforme në Youtube. Në statistikat e 30 ditëve të fundit vihet re që Top Channel ka dyfishin e klikimeve, me 67 milionë klikime, kundrejt TV Klan me 29 milionë klikime.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit