Goran Pandev vazhdon të jetë protagonist në futbollin e luajtur. Mosha është thjesht një numër për futbollistin maqedonas, i cili vazhdon të dhurojë spektakël, madjenë nivelet e larta të futbollit. 37-vjeçari realizoi një gol mjaft të bukur, në javën e parë të kampionatit me fanellën e Xhenoas, në sfidën ndaj Krotones. Në minutën e 9-të, pas një asist fantastik nga Goldaniga, sulmuesi e udhëheq bukur topin, futet brenda zonës dhe me një parabol “alla Mesi”, mposhti portierin kundërshtar duke kaluar në avantazh të dyfishtë skuadrën e Xhenoas, që më herët kishte shënuar me destron.
🔴 SERIE A GOAL 📹
— Ma StiCazzi 💯 (@StiCazzi_Spa) September 20, 2020
Genoa – Crotone 2 – 0
G. Pandev ⚽ – 10' pic.twitter.com/CYzfIxZp3X